Njoftim mbi Publikimin e informatës për pranimin e Aplikacionit të parë për dhënien e resurseve frekuencore në brezin 2100 MHz (1920 deri 1980 & 2110 deri 2170 MHz) për shërbime mobile (GSM dhe IMT

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) mbështetur në konkluzionet (vendimin) e nxjerr nga Bordi Drejtues në mbledhjen e LXXIII) të mbajtur me datë; 09 Tetor, 2015 dhe vazhduar me datë; 19 Tetor, 2015 ka miratuar inicimin e procedurave për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve  frekuencore  nga brezi 2100 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/WiMAX duke i hapur rrugën kështu vazhdimit të procedurës për dhënien e resurseve frekuencore të nevojshme për avancimin e shërbimeve të gjeneratave të teknologjive te avancuara 3G dhe 4G.

ARKEP në funksion të;

-  Zbatimit te legjislacionit të aplikueshëm, referuar; Kreut VII të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike (LKE);

-  Planit Kombëtar për Shpërndarjen e Spektrit Radio Frekuencor (Tabela Kombëtare);

-  Rregullores Nr. 22 për Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave;

-  Vendimit Nr. 452 të ARKEP për Kufizimin e Numrit të Autorizimeve;

Me qëllim të;

-  Shfrytëzimit efektiv dhe efikas të resurseve radio frekuencore;

-  Në plotësim të kërkesave të operatoreve dhe ofruesve të shërbimeve mobile për resurse frekuencore në brezin 2100 MHz; dhe

-  Arsyeshmërisë dhe vlerësimit se resurset frekuencore  në brezin 2100 MHz ndikojnë  direkt dhe esencialisht në funksion të rritjes së kualitetit dhe shpejtësisë se shërbimeve që ofrohen përmes shfrytëzimit të teknologjive të avancuara;

ARKEP njofton;

-  Me datë; 10 Shtator, 2015 ka pranuar zyrtarisht aplikacionin e parë të parashtruar nga     operatori, Telekomi i Kosovës Sh.A me kërkesën për marrjen e resurseve të reja frekuencore  prej 2 x 10 MHz në brezin frekuencore 2100 MHz; dhe

-  Me datë; 14 Tetor 2015, operatori Telekomi i Kosovës Sh.A ka dërguar të dhënat shtesë si të kërkuara nga ana e Autoritetit për shqyrtimin meritor të kërkesës dhe aplikacionit për shfrytëzimin e resurseve frekuencore në brezin 2100 MHz (1920 - 1980 & 2110 - 2170 MHz);

-  Autoriteti, pas pranimit të të dhënave të nevojshme për shqyrtimin e kërkesës dhe aplikacionit të operatorit, Telekomi i Kosovës Sh.A në mbledhjen e rregullt të LXXIII) me radhë të Bordit Drejtues të mbajtur me datë; 19 Tetor, 2015 ka shqyrtuar kërkesën për resurse të reja frekuencore me kapacitet prej 2x10 MHz në brezin frekuencor 2100 MHz dhe Bordi unanimisht ka vendosur dhe ka vlerësuar se;

Aplikacioni dhe kërkesa e parashtruar nga operatori, Telekomi i Kosovës Sh.A në referim të dispozitave të përcaktuara sipas Kreut VII të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike dhe legjislacionit sekondar rregullator i përmbush kushtet dhe termet e të kualifikuarit si aplikacion i parë i rregullt për ndarje të resurseve frekuencore në brezin 2100 MHz me kapacitetet e kërkuara prej 2x10 MHz me arsyeshmerinë për shfrytëzim e tyre në funksion të ofrimit të shërbimeve IMT dhe IMT të avancuara duke aplikuar teknologjitë 3G dhe LTE.

-  Data referente e llogaritjes së periudhës kohore do të jetë data e publikimit të aplikacionit të parë në ueb faqen e ARKEP (www.arkep-rks.org) respektivisht dt. 23/10/2015;

-  Pas periudhës prej maksimum dyzet e dy (42) ditëve nga data e publikimit të aplikacionit të parë e potencuar si më lartë por edhe brenda kësaj periudhe, ARKEP do të filloj me shqyrtimin e aplikacioneve/kërkesave për resurset frekuencore në brezin 2100  MHz dhe sipas vendimeve respektive do të publikoj dhe përcaktoj kushtet dhe procedurat e përcaktuara për dhënien e resurseve frekuencore në brezin 2100 MHz;

-  Autoriteti, konfirmon se kushtet e vendosura sipas procedurës së vendosur nga Bordi për dhënien e resurseve frekuencore do të jenë jo-diskriminuese, transparente dhe bazuar mbi parimet themelore të legjislacionit ne fuqi  duke ju referuar parimeve që garantojnë menaxhim dhe përdorim efektiv të burimeve të kufizuara, garantojnë neutralitetin teknologjik, ekuivalencën funksionale, proporcionalitetin, sigurinë ligjore në një treg dinamik, mundësojnë zhvillimin ekonomik, duke siguruar konkurrencë efektive, mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, objektivitet të kritereve, kushteve dhe procedurave rregullatore, transparencë dhe mos-diskriminim.

Publikimi i Kërkesës dhe Aplikacionit të parë të pranuar nga operatori, Telekomi i Kosovës Sh.A për resurse të reja frekuencore me kapacitet prej 2x10 MHz në brezin 2100 MHz