AUTORIZIMEVE INDIVIDUALE PER RADIOFREKUENCA LESHUAR NGA ARKEP PER PERIUDHEN KOHORE 1 JANARI - 31 DHJETOR, 2014

Ne dokumentin "Lista e Autorizimeve individuale te Radio Frekuencave te përgatitura dhe lëshuara nga ARKEP per periudhën kohore Janar - Dhjetor 2014" jane paraqitur 213 Autorizime Individuale per radio frekuenca te cilat ARKEP i ka përgatitur dhe autorizuar pergjate viti kalendarik 2014.

Dhenia dhe shfrytëzimi i radio frekuencave si resurs i kufizuar nacional menaxhohet sipas percaktimeve dhe procedurave ligjore te percaktuara sipas Ligjit per Komunikime Elektronike dhe Rregulloret e nxjerra nga Bordi i Autoritetit, duke respektuar parimet baze ligjore dhe siguruar menaxhim efikas dhe efektiv nga ana e njesive profesionale te Autoritetit, respektivisht Departamenti per Menaxhimin e Frekuencave dhe monitoruar nga Departamenti per Radio-monitorim dhe Inspektim dhe mbikeqyryur nga Bordi Drejtues, me synim dhe qellim mundësimin dhe lehtësimin e operatoreve dhe ofruesve te sherbimeve te autorizuar qe mbi bazen e shfrytëzimit te resurseve frekuencore te ofrojnë shërbime te ndryshme dhe kualitative te komunikimeve elektronike.

Nga dokumenti i publikuar mund te merren informata per gjithe operatoret, ofruesit e sherbimeve dhe shfrytezuesit e autorizuara qe jane te pajisur me Autorizime perkatese per shfrytezim te radio frekuencave gjate vitit 2014 dhe gjitha informacionet teknike per brezet frekuencore ne te cilat ata i shfrytezojne perfshi edhe qellimin e shfrytezimit te tyre.