AUTORIZIME INDIVIDUALE PER RADIOFREKUENCA LESHUAR NGA ARKEP-I PER PERIUDHEN KOHORE JANAR - DHJETOR, 2018

Ne dokumentin "Lista e Autorizimeve individuale te Radio Frekuencave" janë paraqitur 156 Autorizime Individuale per radio frekuenca te përgatitura nga Departamenti per Menaxhimin e Frekuencave (DMF) dhe lëshuar nga ARKEP-i gjate periudhës kohore 1 Janar - 31 Dhjetor 2018.

Duke u bazuar ne Ligjin per Komunikime Elektronike (Nr. 04/L-109) dhe Rregulloreve te nxjerra nga ARKEP - i si legjislacion sekondar, përmes këtyre Autorizimeve j'u është  mundësuar e drejta  e shfrytëzimit te resurseve frekuencore operatorëve komercial, institucioneve te ndryshme shtetërore si dhe  shoqatave joqeveritare.

Ne respektim dhe zbatim te përgjegjësive dhe obligimeve ligjore, nga ana e njësive profesionale te Autoritetit, respektivisht Departamentit per Menaxhim te Frekuencave dhe nga Bordi Drejtues i ARKEP, synohet qe te arrihet menaxhim efikas dhe efektiv i resurseve frekuencore duke ju mundësuar operatoreve dhe ofruesve te shërbimeve qe gjate ushtrimit te veprimtarive te caktuara te komunikimeve elektronike dhe mbi bazën e shfrytëzimit te resurseve frekuencore, te ofrohen shërbime me te avancuara ne te mire te konsumatorëve ne mbare territorin e Kosovës.

Në dokumentin e publikuar, jane listuar te gjithë shfrytëzuesit e autorizuar qe janë te pajisur me Autorizime individuale per shfrytëzim te radio frekuencave gjate vitit 2018 si dhe  informacionet te tjera per brezet frekuencore, lokacionet ku shfrytezohen, qellimi i perdorimit i resurseve frekuencore etj.