AUTORIZIMEVE INDIVIDUALE PER RADIOFREKUENCA LESHUAR NGA ARKEP PER PERIUDHEN KOHORE 1 JANARI - 31 DHJETOR, 2015

Ne dokumentin "Lista e Autorizimeve individuale te Radio Frekuencave te përgatitura dhe lëshuara nga ARKEP per periudhën kohore Janar - Dhjetor 2015" janë paraqitur 187 Autorizime Individuale per radio frekuenca te cilat ARKEP i ka përgatitur dhe autorizuar përgjatë viti kalendarik 2015.

Dhënia e te drejtës se  shfrytëzimit te radio frekuencave si resurs i kufizuar nacional menaxhohet sipas përcaktimeve dhe procedurave ligjore te përcaktuara sipas Ligjit per Komunikime Elektronike dhe Rregulloreve te nxjerra nga ARKEP si legjislacion sekondare, duke respektuar parimet baze ligjore dhe siguruar menaxhim efikas dhe efektiv nga ana e njësive profesionale te Autoritetit, respektivisht Departamenti per Menaxhimin e Frekuencave dhe nga Bordi Drejtues i ARKEP, me synim dhe qellim mundësimin dhe lehtësimin e operatoreve dhe ofruesve te shërbimeve, qe mbi bazën e shfrytëzimit te resurseve frekuencore te ofrojnë shërbime te ndryshme ne te mire e konsumatorëve dhe lehtësimeve te ushtrimit te veprimtarisë se caktuar te ndërmarrëseve ne mbare territorin e Kosovës .

Nga dokumenti i publikuar mund te merren informata per gjithë operatoret, ofruesit e shërbimeve dhe shfrytëzuesit e autorizuara qe janë te pajisur me Autorizime individual per shfrytëzim te radio frekuencave gjate vitit 2015 dhe gjitha informacionet te tjera per brezet frekuencore ne te cilat ata i shfrytëzojnë resurset frekuencore per shërbime te caktuar  përfshi edhe qëllimin e shfrytëzimit te tyre.