Plani i Numeracionit

Rregullorja për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës (Ref. Rregullorja Nr.32; Nr.Prot.038/B/17) është miratuar nga Bordi i ARKEP me Vendimin Nr.1017 (Ref. Nr.Prot.037/B/17).

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është definimi i Planit Kombëtar të Numeracionit, përcaktimit të strukturës, gjatësisë dhe procedurave për dhënien e numrave për qasje në rrjetet dhe shërbimet publike të komunikimeve elektronike, ashtu që të:

a)      sigurojë strukturim dhe shfrytëzim efikas të numrave dhe serive të numrave;

b)     plotësojë nevojat e arsyeshme të operatorëve dhe ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike për caktim të numrave;

c)      sigurojë që caktimi dhe përdorimi i numrave bëhet në mënyrë të ndershme, transparente dhe jo-diskriminuese.