Rregullorja nr. 51 për “Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së heqjes së Tarifave të Roamingut me Pakicë p&am

Në mbështetje të nenit 1, nenit 3, paragrafët 1) dhe 2), nenit 9, paragrafi 1), nenit 10, paragrafi 4), neni 64 paragrafi 1), dhe nenit 79  paragrafët 1) dhe 2) të Ligjit për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE); nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e mbajtur me dt. 01 Qershor 2021 me Vendimin nr 1761 (nr. Prot.038/B/21, dt. 22/06/2021) ka Miratuar Rregullore për Zbatimin e Politikës së Përdorimit të Drejtë dhe Metodologjinë e Vlerësimit të Qëndrueshmërisë së heqjes së Tarifave të Roamingut me Pakicë për Marrëveshjen e Roamingut me Ballkanin Përendimor’ së bashku me dokumentin ‘Konkluzione nga Konsultimi Publik i Dokumentit.

Kjo  Rregullore përcakton kriteret të hollësishme për të siguruar zbatimin e qëndrueshëm të një politike të përdorimit të drejtë që ofruesit e shërbimit të roamingut mund të aplikojnë për konsumin e shërbimeve të rregulluara të roamingut të ofruara në nivel të çmimeve kombëtare me pakicë.

Rregullorja gjithashtu përcakton kriteret dhe procedurat lidhur me:

a) kërkesat e ofruesve të roamingut për autorizim nga ARKEP, për të aplikuar një tarifë shtesë të roamingut, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e modelit të tyre të tarifimit të brendshëm (nivel kombëtar);

b) metodologjinë që do të zbatohet nga ARKEP për të vlerësuar nëse ofruesi i roamingut ka dhënë prova se nuk është në gjendje të mbulojë kostot e saj për ofrimin e shërbimeve të rregulluara të roamingut, pasi që kjo do të dëmtoj qëndrueshmërinë e modelit të saj të tarifimit në nivel të brendshëm/kombëtar.