Raporti Vjetor 2015

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (Autoriteti), në  zbatim të  Ligji Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike dhe Ligjit Nr. 03/L-185 për Shërbimet Postare, publikon Raportin e rregullt Vjetor të Punës për vitin 2015.

Raportin i  Punës të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin paraprak (2015), përmban:

- Raporti Vjetor i Punës është ofron të dhëna mbi të arriturat e deritashme dhe angazhimeve të Autoritetit në arritjen e prioriteteve, objektivave dhe qëllimeve strategjike si të tilla të përcaktuara me Ligjet burimore dhe dokumentin e politikave të sektorit të komunikimeve elektronike gjitha këto të transpozuara dhe si të tilla të shpalosura me aktet përkatëse normative (legjislacionin sekondar - aktet rregullatore).

- Raporti gjithashtu përmbledh dhe paraqet një pasqyrë të ngjarjeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme në tregun e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, si dhe të dhënat thelbësore teknike e komerciale për aktivitetet e rregulluara në tregun e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në Republikën e Kosovës.

- Raporti financiar i ARKEP për vitin 2015 së bashku me raportin e Auditorit

- Aktivitetet e ARKEP gjatë vitit 2015 u përqendruan kryesisht në arritjen e qëllimeve dhe objektivave strategjike për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, në nxitjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në nivel të ofrimit të shërbimeve si një nga parakushtet thelbësore për investime në tregjet që i mbikëqyrë Autoriteti, sigurimin e cilësisë së duhur të shërbimeve me çmime sa më të arsyeshme dhe oferta konkurruese për përdoruesit fundor (konsumatorët) duke siguruar një nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të tyre.

- Raportin Vjetor të Punës për vitin 2015 është  shoqëruar me Planin Afatmesëm tre vjeçar, 2015 - 2017, i cili ngërthen dhe përmban përmbledhje të aktiviteteve më të rëndësishme të ndodhura në sektorin e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, duke ju siguruar në vazhdimësinë e angazhimeve të Autoritetit për arritje dhe përmbushje të rolit dhe mandatit rregullator, e gjitha me qëllim dhe funksion të inkurajimit të investimeve dhe krijimin e mundësive dhe dhënien e garancive për konkurrencë efiçiente dhe përfitime për konsumatorin.

 

 

Shkarko dokumentin