Raporti vjetor 2012

Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) si paraardhësi ligjor i Autoritetit Rregullativ të
Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), në përputhje dhe zbatim të dispozitës së nenit 11
paragrafët 2) dhe 3) të Ligjit për Komunikimet Elektronike, Nr. 04/L-109 (këtej e tutje 'Ligji') dhe nenit 6
nën-paragrafi 1.15 të Ligjit për Shërbimet Postare Nr. 03/L-185, i paraqet autoritetit të saj themelues,
Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin e rregullt vjetor të veprimtarisë për vitin 2012 të shoqëruar
me raportin financiar, për informim, shqyrtim dhe miratim.


Aktivitetet e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (këtej e tutje
Autoriteti) gjatë vitit 2012 u përqëndruan kryesisht në arritjen e qëllimeve dhe objektivave
strategjike të përcaktuara për rregullimin e shërbimeve telekomunikuese dhe shërbimeve
postare me një theks të veçantë në ruajtjen dhe promovimin e konkurrencës efektive dhe të
qëndrueshme, në nxitjen e konkurrencës së shërbimeve si një nga parakushtet thelbësore për
investime në tregjet që i mbikëqyr Autoriteti, sigurimin e cilësisë së duhur të shërbimeve
telekomunikuese dhe postare me çmime të volitshme për përdoruesit, si dhe siguruar një nivel
të lartë të mbrojtjes së të drejtave të konsumatorit.

Shkarko dokumentin