Raporti vjetor 2011

Bordi i ART-se me datën 11/05/2012 ka përgatitur Raportin Vjetor lidhur me aktivitetet, të arriturat kryesore të ART së bashku me sfidat e hasura gjatë vitit 2011. Raporti është strukturuar në pajtim me dispozitat e nenit 13 paragrafi (7) të Ligjit për Telekomunikacionin Nr. 2002/7 i amandamentuar me Ligjin 03/L-85 dhe bashkë me pasqyrat financiare të përmbledhura i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës për informim, shqyrtim e miratim.

Raporti ofron dhe siguron informacione përmbajtjesore mbi progresin e angazhimeve dhe punëve të ART  në arritjen e objektivave dhe qëllimeve strategjike të saj, disa prej të cilave do të vazhdojnë përtej vitit 2011.  Raporti gjithashtu përmbledh dhe paraqet një pasqyrë të ngjarjeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme në tregun e telekomunikimeve, si dhe të dhëna thelbësore teknike e komerciale për aktivitetet e rregulluara në sektorin (tregun) e telekomunikimeve në Republikën e Kosovës.

Shkarko dokumentin