UDHËZUES PËR OPERATORËT
Ky udhëzues përfshinë sqarimet e nevojshme si për tarifat me pakicë (Retail) ashtu dhe për ato me shumicë (Wholeseale).
Udhëzuesi është përgatitur duke u bazuar në dokumenteve të BEREC, "BoR (16) 34 BEREC Guidelines on Regulation (EU) No. 531/2012 as amended by Regulation (EU) No. 2120/2015 (Excluding Articles 3, 4 and 5 on wholesale access and separate sale of ser-vices)", si dhe BoR (17) 56 BEREC Guidelines on Regulation (EU) No. 531/2012 as amended by Regulation (EU) No. 2120/2015 and Commission Implementing Regulation 2016/2286 (Retail Roaming Guidelines), duke i përshtatur në kontekstin e marrëveshjes rajonale të roamingut (RRA WB6).
Për më tepër informata rreth tarifave të roamingut në vendet e Ballkanit Perendimor shkarko Udhëzuesin për Operatorët për RLAH.
Nga data 1 Korrik 2019 deri më datë 30 Qershor 2021 ka qen në fuqi periudha transitore, ku krahas tarifave ekzistuese konsumatorë kanë paguar tarifa shtesë për shërbimet e Roamingut në vendet e Balkanit Përendimor. Për më shumë shkarko udhëzuesin për operatorët për RLAH+ .
UDHËZUES PËR KONSUMATORËT
TARIFAT E ROAMINGUT në vendet e Ballkanit Përendimor (WB6)
Udhëzuesi ka për qëllim t'i njoftoj parapaguesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mobile lidhur me tarifat e reja të rregulluara të roamingut në mes të Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Përendimor (BP) si dhe të drejtat që ata kanë.
Nga data 1 Korrik 2021 konsumatorët e telefonisë mobile gjatë qëndrimit në njërin nga vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Maqedoni Veriore, Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe Serbi) nuk do të paguajnë asnjë tarifë shtesë për shërbimet e rregulluara të roamingut (thirrjet e realizuara ose pranuara, SMS të dërguar dhe të dhëna/data të shfrytëzuara), përveç tarifës e cila aplikohet në Republikën e Kosovës (Roam Like at Home - RLAH).
Tarifat e reja të roamingut vlejnë për vendet e BP si në vijim: Shqipëri, Maqedoni Veriore, Malin e Zi, Bosne dhe Hercegovinën, si dhe Serbinë.
Për më tepër informata rreth tarifave të roamingut në vendet e Ballkanit Perendimor shkarko Udhëzuesin për Konsumatorë për RLAH.
Nga data 1 Korrik 2019 deri më datë 30 Qershor 2021 ka qennë fuqi periudha transitore, ku krahas tarifave ekzistuese konsumatorë kanë paguar tarifa shtesë për shërbimet e Roamingut në vendet e Balkanit Përendimor. Për më shumë shkarko Udhëzuesin për Konsumatorë për RLAH+.
Pyetje të shpeshta për roamingun