Me datë 06.12.2022, pas procedurave të zhvilluara nga ARKEP në përputhje me legjislacionin në fuqi, Bordi i ARKEP me Vendimin nr. 2064 (nr. Prot. 110/B/22; dt. 22/12/2022) ka dhënë të drejtën e shfrytëzimit të përkohshëm të resurseve frekuencore 2x5 MHz (885 – 890 MHz & 930 – 935 MHz) në brezin 900 MHz për operatorin Telekomi i Kosovës, duke i mundësuar kështu operatorit shfrytëzimin e përkohshëm efektiv dhe efikas të këtyre resurseve nga data 01.01.2023.