Në mbështetjen të nenit 1, nenit 3 paragrafi 1), nenit 9 paragrafi 3.2 dhe 3.3), nenit 10 paragrafi 4), nenit 60, neni 64, nenit 79 paragrafët 1) dhe 2), dhe nenit 85 paragrafi 7.3.2) të Ligjit për Komunikime Elektronike Nr. 04/L-109 (tutje referuar si – Ligji ose LKE), si dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si – Autoriteti ose ARKEP), Bordi i Autoritetit në mbledhjen e 23-të me radhë të mbajtur më datë 28 Dhjetor 2022 me Vendimin nr.2065 (Ref. Nr.Prot.112/B/22) ka miratuar "Rregulloren për Bartshmërinë e Numrave për Parapaguesit e Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike".