Në mbështetje të nenit 9 paragrafi 1), nenit 10, nenit 79 paragrafi 1) dhe 2), nenit 99, nenit 101 paragrafi 1) dhe nenit 102 paragrafët 9.1) dhe 9.2) të Ligjit Nr. 04/L-109, për Komunikime Elektronike (tutje referuar si - Ligji ose LKE); dhe nenit 13 paragrafi 1) dhe 5) i Statutit (Ref. Nr.Prot.054/B/17) të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje referuar si; ARKEP ose Autoriteti), Bordi i Autoritetit ne mbledhjen e 20'te te mbajtur me 2 Nëntor 2022, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe rekomandimit të Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DKE), mori Vendimin Nr. 2044 per shqiptimin e sanksionit ekonomik per mospërmbushje te obligimeve rregullatore.