Pasqyra e tregut të KE Indikatorët kryesor për TM4 2016

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve dhe ofruesve të autorizuar dhe atyre potencial të shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton se ka publikuar përmbledhje e indikatorëve kryesor të komunikimeve elektronike pasqyrë e tregut të komunikimeve elektronike për tremujorin e katërt (TM4-2016).

Raporti i rregullt i indikatorëve kryesor të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave me qira dhe si të tilla të analizuara nga njësia profesionale e Autoritetit.