Më datë 31 Janar 2017, përfaqësuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) të Republikës së Kosovës kanë zhvilluar një takim pune në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) të Republikës së Shqipërisë, ku si qëllim kryesor ishte njohja me përvojën e AKEP në administrimin e numeracionit, me fokus të veçantë lidhur me implementimin e kodeve të pikave kombëtare (NSPC) dhe ndërkombëtare të sinjalizimit (ISPC).
Ky takim u zhvillua në kuadër të përcaktimit të kodit ndërkombëtar E.164:+383 së bashku me kodet tjera përcjellëse E.212: 221 dhe Q.708: 7-214 për Republikën e Kosovës nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU).
Republika e Kosovës, përkatësisht ARKEP pas caktimit të kodeve nga ITU-ja po kryen migrimin nga kodet aktuale në përdorim, duke stabilizuar dhe përmirësuar kushtet e shërbimit për konsumatorët dhe operatorët.