24-01-2007: Njoftim

Roaming

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit informon se Komisioni për Vlerësimin e Ofertave për operatorin dytë të telefonisë mobile në Kosovë, i përbërë prej përfaqësuesve të UNMIK, Qeverisë dhe ART, me datën 24/01/2007, ka bërë shqyrtimin fillestar të ofertave.

Ky Komision në mënyrë unanime ka vendosur që në fazën finale do të vlerësohen kompanitë në vijim:

Mobilkom Austria
Ipkonet- consortium Telekom Slovenija / Mobitel
Team Kosova
Kosmocell