Përfaqësuesja e Komisionit Evropian takon ekspertët e ART-së

Me datën 02.05.2007 u mbajt takimi ndërmjet ekspertëve te ART-së dhe përfaqësueses së Komisionit Evropian, Cindy Van Den Boogert, me ç’rast u diskutua gjerësisht për punët e deritashme, si dhe për projektet e ART-së, të planifikuara për vitin 2007. Çështjet e diskutuara në këtë takim ishin: Rregullorja për Tarifim të Spektrit, Rregullorja për Licenca dhe Autorizime, Rregullorja mbi Zgjidhjen e Konflikteve,Planin i Numeracionit, Strategjia për FWA, Projekti për Menaxhim dhe Monitorim të Spektrit, operatorët ilegal, MVNO, Number Portability, Carrier Selection, Carrier Pre-Selection.Përfaqësuesja e Komisioni t Evropian, Cindy Van Den Boogert, ndër të tjera shprehi interesimin dhe gatishmërinë e Komisionit Evropian për të mbështetur  projektet e planifikuara të ART-së.