Me datёn 3.05.07, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit tё Kosovёs organizoi takimin e grupit pёr infrastrukturё nё kuadёr tё mekanizmit pёrcjellёs tё Stabilizim-Asociimit.Tё pranishёm nё kёtё takim ishin pёrfaqёsues tё Komisionit Evropian, Agjencisё Evropiane pёr Rindёrtim, Ministrisё sё Transportit dhe Telekomunikacionit, ART-sё, Komisionit tё Pavarur pёr Media, tё Ministrisë sё Ekonomisë dhe Financave dhe Shtyllës sё 4-tё tё UNMIK-ut.
Nё kёtё takim, njё rёndёsi e veçantë iu kushtua sektorit tё telekomunikacionit ku nga ana e përfaqësuesve tё ART-sё u prezantua gjendja nё kёtë sektor, sfidat me tё cilat përballet ART-ja, si dhe strategjia e veprimit për tё ardhmen.
Ne fokus të prezantimit ishin këto pika:
* Parimet, rregullat e përgjithshme dhe vlerat
* Promovimi i hyrjes nё treg dhe konkurrenca
* Qasja Universale dhe shërbimet rurale
* Menaxhimi i spektrit tё frekuencave
* Menaxhimi i resurseve numerike
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian shprehën mirënjohje për punën e deritashme te ART-sё dhe premtuan përkrahje për projektet e ardhshme.