N J O F T I M-Për të gjithë ofruesit/operatorët e shërbimeve postare

Në përputhje me kompetencat dhe autorizimet që ka Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje; Autoriteti), në përmbushje të obligimeve dhe dispozitave ligjore të nenit 6 pika (1.5); nenit 26 pika (1 dhe 2) të Ligjit Nr. 03/L-173 për Shërbime Postare, nenit 8 pika (3) e Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2012 për licencim të operatorëve postar, dhe pikat II), IV) dhe V), të Vendimit Nr. 697 (Ref. Nr. Prot. 042/B/15, dt. 15.10.2015 (Miratimin e tarifave për licencim për ushtrim të veprimtarisë së ofrimit të shërbimeve postare (one-off-fee) dhe tarifës (taksës) së rregullt vjetore për licencë të operatorëve ofrues të shërbimeve postare); kërkojmë nga të gjithë ofruesit - operatorët që ofrojnë shërbime postare, që më së largu deri më datë; 31 Mars 2016, të dorëzoni në zyrat e Autoritetit;

Raportin vjetor të pasqyrave financiare për vitin 2015; - dhe atë sipas formës dhe mënyrës si në vijim: 

Autoriteti, mirëpret bashkëpunimin me të gjithë ofruesit - operatorët e shërbimeve postare dhe është e gatshme në çdo kohe të ofrojë këshilla - informata dhe sqarime në lidhje me raportimet e pasqyrave vjetore financiar.Me qëllim të evitimit të shkeljeve, kërkohet nga Ju që të respektoni formën e raportimit dhe afatet e përcaktuara sipas dispozitave ligjore e nënligjore.