Shefi i Misionit të FMN-së për Kosovë, z.Jacques Miniane me bashkëpunëtor vizuan ARKEP-in

Kryetari i Bordit, z.Ekrem Hoxha me bashkëpunëtor me datën;14/10/2015 priti në takim pune z.Jacques Miniane, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me bashkëpunëtor, përfaqësuesin rezident të FMN-së në Kosovë z.Frank Lakwijk në kuadër të misionit për të kryer rishikimin e parë të programit ekonomik të Kosovës të mbështetur me Marrëveshjen Stand By (MSB) e cila ka përfshirë në agjendë edhe vizitën në ARKEP me qëllim të informimit me trendët dhe zhvillimet në sektorin e Komunikimeve Elektronike të vendit tonë me fokus statusin e dhënies së autorizimeve për shfrytëzim të resurseve frekuencore për shërbimet 3G dhe 4G dhe arritjen e planifikimeve buxhetore të parapara për vitin 2016.

Në këtë takim, Kryetari z.Hoxha njohu përfaqësuesit e Misionit të FMN-së me zhvillimet aktuale në sektorin e Komunikimeve Elektronike në Kosovë, me përgjegjësitë dhe angazhimet aktuale të ARKEP-it në procesin e ndarjes së resurseve frekuencore për operatorët e kualifikuar si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni.

Kryetari z.Hoxha, falënderoj përfaqësuesit e FMN-së për interesimin e tyre dhe vizitën e nivelit të lartë.