Pasqyra e tregut të Komunikimeve Elektronike -Indikatorët kryesor për TM2 2015

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (ARKEP), me qëllim të informimit të ndërmarrjeve/operatorëve dhe ofruesve të autorizuar dhe atyre potencial të shërbimeve të Komunikimeve Elektronike, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton se ka publikuar përmbledhje e indikatorëve kryesor të komunikimeve elektronike PASQYRË E TREGUT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE PËR TREMUJORIN E DYTË (TM2 - 2015).

Raporti i rregullt i indikatorëve kryesor të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave me qira dhe si të tilla të analizuara nga njësia profesionale e Autoritetit.