ART aprovon në parim Kornizën për MVNO

Duke marrë parasysh dokumentin “Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit” të aprovuar nga Qeveria e Kosovës si dhe nevojën për ndarjen e resurseve me kompanitë e interesuara që dëshirojnë të ofrojnë shërbime mobile në Kosovë, Komisioni për Autorizim/Licencim dhe Monitorim i ART-së , ka aprovuar në parim Kornizën për Operatorët e Rrjeteve Mobile Virtuale (MVNO).

ART  ka për qëllim që të bëj të mundshëm këtë bashkëpunim në mes të kompanive që shprehin interesim bashkëpunimi MNO-MVNO, me synimin e krijimit të një tregu konkurrent dhe zbatimit të praktikave të mira ndërkombëtare në këtë drejtim.