Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) merr pjesë në Konferencën për Zhvillimet ...

Dje më 28.02.2008, në Bruksel, është mbajtur konferenca e cila do t’i paraprijë zhvillimit të projektit për “Monitorimin e zhvillimit rregullator dhe atë të tregut të komunikimeve elektronike dhe shoqërisë informative në vendet në zhvillim” i organizuar nga Komisioni Evropian, ku Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit i Republikës së Kosovës është përfaqësuar nga Kryetari i Bordit, Anton Berisha. 

Qëllimi i kësaj konference është identifikimi i nevojave, problemeve, dhe metodologjisë që do të përdoret në këtë projekt. Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen raportet të cilat do të paraqesin informata për zhvillimin e sektorit telekomunikues në vendet e Evropës Juglindore, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës.