Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tij ligjore, Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike edhe Postare (ARKEP) e shqyrtoi kërkesën e operatorit IPKO Telecommunications LLC të datës 24 Qershor 2015 (Ref. Nr. Prot.627/2/15) për shtyrje të afatit të këshillimit për ndarjen e resurseve shtesë të frekuencave ne brezin 1710-1785 dhe 1805-1880 MHz. Me qëllim të lejimit të kohës së mjaftueshme për operatorët e kualifikuar PTK SHA dhe IPKO Telecommunications LLC për paraqitjen e komenteve dhe sugjerimeve të tyre lidhur me çështjen e "Dhënies të së drejtës së shfrytëzimit të kapaciteteve frekuencore në brezin 1800 MHz", Bordi i ARKEP ka vendosur që të zgjas afatin e këshillimit me palët e interesit deri më datë 7 Korrik 2015, ora 16:00.