Forumi 1 për Komunikimet Elektronike në Evropën Juglindore

Me datën 11-12 shtator në Zagreb u mbajt forumi i  rregullt i shteteve të Evropës juglindore për studimin dhe monitorimin e sektorit të telekomunikacionit, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Cullen International.

Pjesëmarrës të këtij takimi përveç shteteve të përfshira në raport ishin edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia në cilësinë e anëtarëve vëzhgues.  Pjesëmarrës nga  Republika e Kosovës ishin dy përfaqësues nga  ART dhe një nga  MTPT.

Ne këtë forum u prezantua draft raporti për:

    *
      Monitorimin e Tregut,
    *
      Zhvillimet rregullatore dhe institucionale,
    *
      Tarifat me shumicë dhe pakicë, dhe
    *
      Aspektet e shoqërisë informative

 

U diskutuan dhe komentuan pjesë të caktuara të këtij drafti nga Cullen International, Komisioni Evropian  dhe shtetet pjesëmarrëse. Gjatë  diskutimit të këtij raporti vlen të theksohet se u cekën disa ndryshime pozitive që ka bërë Kosova gjatë periudhës 2007-2008 siç janë: licencimi i dy operatorëve mobilë virtualë (MVNO), zbritja e tarifave në telefoninë mobile, zbritja e tarifave për kyçje në telefoninë fikse, rritja e penetrimit të internetit etj.