Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saja ligjore, Bordi Drejtues i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike edhe Postare (tutje; Autoriteti) në mbledhjen e saj të rregullt të LXVIII) të mbajtur me datat; 4 dhe 5 Maj, 2015 në kapacitetin e organit kombëtar rregullator në tregjet e komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në Republikën e Kosovës, mori dhe administroi shqyrtimin e kërkesë/aplikacioneve të pranuara brenda afatit kohor prej 42 ditëve për pranimin e shprehjeve të interesit për marrjen e resurseve frekuencore në brezin 1800 MHz si të tilla të publikuara në faqen zyrtare të Autoritetit.
Bazuar në;
- përcaktimet ligjore nga Ligji për Komunikime Elektronike dhe rregullat dhe procedurat e Autoritetit;
- sigurimit të qartësisë ligjore dhe rregullatore;
- me qëllim të informimit të palëve të interesit; si dhe
me qëllim të njoftimit të opinionit të gjerë i paraqet për njoftim konkluzionet (vendimet) e miratuara unanimisht nga Bordi i Autoritetit si organi ligjor dhe vendimmarrës i Autoritetit;
KONKLUZIONET
- Aplikacionet e pranuara nga operatorët e autorizuar në posedim të Autorizimeve të Përgjithshme (që i kanë zëvendësuar Licencat respektive), IPKO Telecommunications LLC (Ref. ARKEP Nr. Port. 128/2/15) dhe PTK Sh.A njësia biznesore VALA (Ref. ARKEP Nr. Prot. 286/2/15) konsiderohen si aplikime nga operator të kualifikuar dhe ndarja e resurseve shtesë frekuencore do i nën-renditet përcaktimeve të parapara sipas nenit 49 nën-paragrafi 1.2 të LKE-së; gjersa
- Kërkesë/aplikacioni i parashtruar nga operatori Telenor D.O.O., nuk i përmbush kriteret dhe kushtet për marrje në shfrytëzim të resurseve pasi që i njëjti nuk është në posedim të Autorizimit të Përgjithshëm, respektivisht nuk ka kryer dhe respektuar procesin e notifikimit si parakusht ligjor dhe rregullator për aplikim për resurse frekuencore për operime të autorizuara në Republikën e Kosovës.
Autoriteti, në vazhdim të procedurës për ndarjen e resurseve shtesë frekuencore në brezin 1800 MHz përmes komunikatave zyrtare do i njoftoj palët e interesit dhe opinionin e gjerë me procedurat e udhëhequra dhe vendimet e administruara deri në përmbylljen e procesit me rëndësi kapitale për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të komunikimeve elektronike, liberalizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mobile brezëgjëra dhe rritjen e satisfaksionit nga ana e konsumatorëve si përdorues fundor të shërbimeve sa më kualitative të telefonisë mobile dhe Internetit brezëgjërë.