Prishtinë, 23 shtator 2008
Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) njofton operatorët e shërbimeve telekomunikuese se ka filluar me zbritjen e tarifës vjetore nga 1% në 0.3 % të bruto qarkullimit që rrjedh nga aktivitetet e licencuara.
Arsyeja e kësaj zbritjeje është fillimi i tarifimit të brezit frekuencor pas hyrjes në fuqi të Rregullores për Tarifimin e Spektrit, me të cilën janë përcaktuar tarifat për secilin brez frekuencor.
Tarifimi i spektrit dhe zbritja e lartcekur për ofruesit ekzistues të shërbimeve telekomunikuese vlen nga data 01.01.2009.
Për më gjerësisht mund të konsultoni Rregulloren për Tarifimin e Spektrit dhe Ndryshimin/Plotësimin e Rregullores për Licenca dhe Autorizime, dokumente të cilat janë të publikuara në faqen tonë të internetit.