Z. Berisha në një Vizitë Zyrtare në SHBA


Prishtinë, 9.12.2008

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART), z. Anton K. Berisha është duke realizuar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku merr pjesë në konferencën dyditore për Zhvillimet në Sektorin e Telekomunikacionit e cila po mbahet në Washington D.C.

Në këtë konferencë po diskutohen zhvillimet e fundit në rregullatorët botërorë të telekomunikacionit, me theks të veçantë ndikimi i  shërbimeve telekomunikuese në ekonominë globale.

Pjesëmarrja e z. Berisha në këtë konferencë vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit të vazhdueshëm të ART-së me institucione ndërkombëtare. Kohë më parë,  z. Berisha  ka takuar zyrtarë të Qeverisë dhe Ambasadës Amerikane në Prishtinë, të cilët kanë ofruar mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve te ART-së përmes organizatave qeveritare amerikane, respektivisht U.S. Trade & Development Agency e cila ka shprehur interesimin për të ndihmuar rregullatorin në zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit, respektivisht në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.