Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) me anë të konkluzioneve (Vendimit) të nxjerr nga Bordi Drejtues në mbledhjen e LXVI) të mbajtur me datat; 11 dhe 12 Mars, 2015 ka miratuar inicimin e procedurave për dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve frekuencore nga brezi 1800 MHz për sistemet GSM/LTE/UMTS/WiMAX duke i hapur rrugën kështu vazhdimit të procedurës për dhënien e resurseve frekuencore të nevojshme për avancimin e shërbimeve të gjeneratave të teknologjive te avancuara 3G dhe 4G.
ARKEP në funksion të;
- Zbatimit te legjislacionit të aplikueshëm, referuar;
o Kreut VII të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elektronike;
o Planit Kombëtar për Shpërndarjen e Spektrit Radio Frekuencor (Tabela Kombëtare);
o Rregullores Nr. 22 për Dhënien dhe Shfrytëzimin e Radio Frekuencave;
o Vendimit Nr. 452 të ARKEP për Kufizimin e Numrit të Autorizimeve;
Me qëllim të;
- Shfrytëzimit efektiv dhe efikas të resurseve radio frekuencore;
- Në plotësim të kërkesave të operatoreve dhe ofruesve të shërbimeve mobile për resurse shtesë frekuencore në brezin 1800 MHz; dhe
- Arsyeshmërisë dhe vlerësimit se resurset shtese në brezin 1800 MHz janë të domosdoshme dhe ndikojnë direkt dhe esencialisht në rritjen e kualitetit të shërbimeve që ofrohen përmes shfrytëzimit të teknologjive të avancuara;
ARKEP njofton;
- Me datë; 30 Janar 2015 ka pranuar zyrtarisht aplikacionin e parë të parashtruar nga operatori, IPKO Telecommunications LLC me kërkesën për marrjen e resurseve shtesë prej 2 x 15 MHz në brezin frekuencor 1800 MHz; dhe
- Me datë; 5 Shkurt, 2015, ka pranuar deklarimin (shprehjen e interesimit) nga operatori, PTK Sh.A njësia biznesore VALA për marrjen e resurseve frekuencore shtesë por duke mos e specifikuar sasinë e resurseve të kërkuara;
Autoriteti, në mbledhjen e LXVI) të mbajtur me datat; 11 dhe 12 Mars, 2015 Bordi Drejtues ka administruar shqyrtimin e kërkesave për resurse frekuencore shtesë ne brezin frekuencor 1800 MHz dhe unanimisht ka vendosur dhe nxjerr konkluzionet e si mëposhtme;
KONKLUZIONET (VENDIMI)
Bordi, unanimisht konstatoi se aplikacioni dhe kërkesa e parashtruar nga operatori IPKO Telecommunications në referim të dispozitave të përcaktuara sipas Kreut VII të Ligjit i përmbush kushtet dhe termet e të kualifikuarit si aplikacion i parë i rregullt.
Bordi, unanimisht vendosi dhe njohu datën e publikimit të njoftimit si datë/kohë referente për momentin e publikimit të informatës për pranimin e aplikacionit të parë dhe udhëzoi njësinë funksionale atë të DMF-së që pas pranimit të konkluzioneve ta bëj publikimin e informatës në faqen e Autoritetit dhe me ketë edhe formalisht fillon afati ligjor prej 42 ditëve si i përcaktuar me paragrafët 10) dhe 11) të nenit 47 ku gjatë kësaj periudhe edhe operatorët tjerë mund të parashtrojnë formalisht kërkesat e tyre.
Data referente e llogaritjes së periudhës kohore do të jetë data e publikimit të aplikacionit të parë në ueb faqen e ARKEP (www.arkep-rks.org).
Pas periudhës prej 42 ditëve nga data e publikimit të aplikacionit të parë e potencuar si më poshtë, ARKEP do të filloj me shqyrtimin e aplikacioneve, kërkesave apo shfaqjes-eve së interesit për resurset frekuencore në brezin 1800 MHz, dhe sipas vendimeve respektive do të publikoj dhe përcaktoj kushtet dhe procedurat e përcaktuara për dhënien e resurseve frekuencore në brezin 1800 MHz.
Autoriteti, konfirmon se kushtet e vendosura sipas procedurës së vendosur nga Bordi për dhënien e resurseve frekuencore do të jenë jo-diskriminuese, transparente dhe bazuar mbi parimet themelore të Ligjit duke ju referuar parimeve që garantojnë menaxhim dhe përdorim efektiv të burimeve të kufizuara, garantojnë neutralitetin teknologjik, ekuivalencën funksionale, proporcionalitetin, sigurinë ligjore në një treg dinamik, mundsojnë zhvillimin ekonomik, duke siguruar konkurrencë efektive, mbrojtje të të drejtave të konsumatorit, objektivitet të kritereve, kushteve dhe procedurave rregullatore, transparencë dhe mos-diskriminim.
Me date: 25.03.2015 ARKEP ka pranuar Kërkesën dhe Aplikacionin per resurse frekuencore shtesë ne brezin 1800 MHz nga Operatori PTK Sh.A, i konsideruar si Kërkesë dhe aplikacion i dyte me radhe pranuar nga palët e interesit.
Më datë: 30.04.2015 ARKEP ka pranuar Kërkesën dhe Aplikacionin për resurse frekuencore shtesë në brezin 1800MHz nga Operatori TELENOR D.O.O, i konsideruar si Kërkesë dhe aplikacion i tretë me radhë i pranuar nga palët e interest.
Autoriteti sipas proceduarve te Ligjit te Komunikimeve Elektronike Nr. 04/L-109 dhe legjislacionit sekondare per dhënien dhe shfrytëzimin e resurseve frekuencore do te administroj dhe shqyrtoj kualifikueshmerin e shprehjes se interesit te gjithë Operatoreve per resurse frekuencore ne brezin 1800 MHz, dhe konform proceduarve dhe rregullave te parapare me legjislacion do te njoftoj këta Operatore me Vendimet e tij ( Autoritetit).