Në kuadër të projektit për “Monitorimin e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve të Shoqërisë Informative për Vendet në Zhvillim”, në Ohër të Maqedonisë po mbahet Forumi 2 i organizuar nga Komisioni Evropian, ku në mesin e tetë shteteve nga Evropa Juglindore, edhe Republika e Kosovës po përfaqësohet nga ART.
Në këtë forum dyditor ART, ka prezantuar të arriturat më të fundit në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, me theks të veçantë në hyrjen e shërbimeve mobile virtuale (MVNO)në tregun e telefonisë mobile të Kosovës si dhe ndikimin e tyre në konkurrencën në këtë treg.
Ky Forum ka qenë mjaft i frytshëm edhe në aspektin e komunikimit me rregullatorët tjerë, ku janë shkëmbyer përvoja dhe informata mbi zhvillimet më të fundit në tregun telekomunikues të këtyre shteteve dhe janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.