Pjesemarrja e Bordit te ART-se ne Takimin e PVPE

Sherbime Postare

Me ftesë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), Bordi i ri i ART-së në krye me z. Ekrem Hoxha u prezantua në mbledhjen e djeshme të nëngrupit punues për Shoqëri Informatike dhe Media në kuadër të grupit punues –Infrastruktura.

Me këtë rast kryetari i Bordit, z. Hoxha,  konfirmoi se Bordi ka filluar punën dhe u deklarua se zotimet dhe obligimet që dalin nga politikat e Qeverisë dhe Plani i Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) do të jenë prioritet i ART-së.

Z. Ilir Imeri nga ART prezantoi raportin e detajuar mbi ecurinë e zbatimit të PVPE në sektorin e telekomunikimeve me fokus në:

-Të dhënat e tregut, konkurrenca dhe planet;
-Personeli, resurset e ART, përfshirë resurset financiare.

Z. Hoxha theksoi  se udhëheqja dhe stafi i ART-së do të angazhohen vazhdimisht për të rritur nivelin e bashkëpunimit me partnerët institucional : MTPT, Agjensionin për Koordinim, Zhvillim dhe Integrime Evropiane dhe institucionet tjera përkatëse.