”Komunikatë për Opinionin - Lidhur me njoftimet për arritjen e Marrëveshjes Regjionale për zvogëlim të çmimeve të Roaming-ut”

Në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të saja ligjore;

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike edhe Postare (Autoriteti), si organi kombëtar rregullator në tregjet e Komunikimeve Elektronike dhe Shërbimeve Postare në Republikën e Kosovës, në referim të njoftimeve/shkrimeve të plasuara në mediat elektronike për siç njoftohet për; ‘arritjen e marrëveshjes për reduktimin e tarifave të Roaming-ut në shtetet e Ballkanit Perëndimor’, dhe kërkesave për sqarim të pranuara nga Autoriteti nga palët e interesit si dhe me qëllim të njoftimit të opinionit të gjerë, njofton dhe sqaron si më poshtë;

-  Takimi Punues i karakterit regjional i organizuar dhe mbajtur në Shkup, Republikën e Maqedonisë, është organizuar nën ombrellën dhe patronatin e BEREC/IRG në organizim të Drejtorit Ekzekutiv të Agjensionit Rregullator të Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë (AEC) i cili këtë vit në ushtrim të përgjegjësive zyrtare është edhe Bashkë-Kryesues i BEREC dhe IRG; 

-  Meqenëse, Republika e Kosovës dhe Republika e Bosnës dhe Hercegovinës, nuk janë ende kandidate për anëtarësim në BE dhe faktit se Autoriteti si një nga organet kompetente në fushën e komunikimeve elektronike, nuk është anëtare e këtyre mekanizmave sipas rekomandimeve dhe rregullave të aplikueshme nuk ka pas të drjtën dhe mundësinë e pjesëmarrjes në këtë takim punues në nivel të Shefave të Autoriteteve Rregullatore të shteteve të Ballkanit Perendimor, ku pjesëmarrësit e takimit janë shtete kandidate për anëtarësim në BE dhe me automatizëm janë anëtare të BEREC dhe IRG.

Autoriteti sqaron se është pjesë e nismës regjionale për reduktim të tarifave të Roaming-ut dhe draftet punuese të këtyre marrëveshjeve do të përcaktojnë detyrimet reciproke edhe për operatorët e autorizuar në Republikën e Kosovës, si dhe Autoriteti do japë kontributin e duhur që kjo marrëveshje brenda specifikave të vendit tonë të gjej aplikim në funksion dhe dobi të rritjes së trafikut të komunikimeve dhe rritjes së dobisë për shfrytëzuesit e fundëm (konsumatorët) e shërbimeve telekomunikuese;

-  Draft Marrëveshja parasheh një koncept të përbashkët që do i mundësoj konsumatorëve të rrjetave dhe shërbimeve publike telekomunikuese mobile, që gjatë udhëtimit në vendet subjekt i marrëveshjes të mos paguajnë çmime të larta për shërbimet e Roaming-ut krahasuar me çmimet konkurruese në tregjet nacionale kur bëjnë dhe pranojnë thirrje, SMS mesazhe dhe shërbimet e të dhënave (data comunication), me çka sigurohet nivel i lartë i mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe eliminimi i barrierave të komunikimit;

 Kjo Marrëveshje synon që çmimet e Roaming-ut duhet të reduktohen (zvogëlohen) në disa faza (modeli i përshkallëzimit) , ku do të përcaktohet niveli maksimal i çmimeve si të akorduara me marrëveshjen e synuar, e cila gjithmonë si model ka Rregulloren EC No. 544/2009 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian të 18 Qershor-it, 2009 e cila ka plotësuar Rregulloren (Ec) Nr. 717/2007 dhe Direktivën 2002/21/EC;

-  Për më shumë, njoftojmë se kjo nismë dhe draft marrëveshja, e cila tashmë është në procedurë të shqyrtimeve të brendshme nga njësitë profesionale të Autoriteteve rregullatore të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku sipas detyrimeve ligjore të Autoriteti në fazën e shqyrtimit/këshillimit publik do të prezantohen për të gjitha palët e interesit si; operatorët, shoqëria civile, qytetarët (konsumator) të shërbimeve të telekomunikimeve, etj.  mund të paraqesin komentet e tyre mbi dokumentet punuese të marrëveshjes dhe dokumenteve përcjellëse.

Krejt në fund sqarojmë se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe se opinioni i gjerë në vazhdimësi do mbahet i informuar.

Prishtinë, 22 Gusht, 2014