Vizita e ART-së në Rregullatorin e Malit të Zi

Podgoricë, 18-19 nëntor 2009

Me ftesë të Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Shërbime Postare të Malit të Zi (EKIP), delegacioni nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit (ART) i kryesuar nga Kryetari i Bordit, z. Ekrem Hoxha, qëndroi në një vizitë pune në Podgoricë me datat 18 dhe 19 nëntor 2009.

Gjatë kësaj vizite u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe fushën e marrëveshjeve ndërkombëtare midis dy rregullatorëve.

Delegacioni i ART-së e falënderoi z. Zoran Sekulic, Drejtor Ekzekutiv i rregullatorit të Malit të Zi, dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të këtij bashkëpunimi, ndër të tjera, duke ftuar zyrtarët e këtij rregullatori për një vizitë në ART në të ardhmen e afërt.