"Në përputhje me dispozitat e nenit 6 pika (1.10) dhe pika (1.13) të Ligjit nr. 03/L-173 për Shërbime Postare, Sektori i Shërbimit Postar (SSHP) në kuadër të Autoritetit (ARKEP) si organ përgjegjës Rregullator për Sektorin e Shërbimeve Postare, publikon dokument-raportin 'Pasqyra e Tregut të Shërbimeve Postare për vitin 2012 në Republikën e Kosovës" pas aprovimit nga BoD i Autoritetit (ARKEP) në mbledhjen e mbajtur më datë 04 dhe 05 korrik 2013.
Ky dokument-raport ka për synim dhe qëllim informimin e palëve të interesit, përkatësisht informimin e operatorëve të licencuar postar dhe atyre potencial të cilët pretendojnë për të hyrë në tregun e shërbimeve postare për ofrimin e shërbimeve postare, dhe shfrytëzuesit-konsumatorët e shërbimeve përkatësisht opinionin e gjerë. Dokument-raporti është përgatitur në bazë të të dhënave, informacioneve të pranuara për vëmendje të Autoritetit (ARKEP), nga operatoret e shërbimeve postare, për aktivitetet postare dhe të dhënat tjera që ndërlidhen me ofrimin dhe realizimin e shërbimeve postare, dhe atyre korrier.
Autoriteti (ARKEP), sqaron të gjitha palët pjesëmarrëse në sektorin e shërbimeve postare dhe opinionin e gjerë, se bazuar në detyrimet e saja ligjore dhe konsideratën për ruajtjen e fshehtësisë dhe konfidencialitetin e të dhënave, jo të gjitha informacionet, të dhënat dhe treguesit e raportuar nga operatoret postar janë përfshirë dhe publikuar në këtë dokument-raport.
Dokument-Raporti është hartuar duke marrë në konsideratë gjendjen e tanishme të Sektorit Postar në Republikën e Kosovës, kushtet dhe situatën në të cilat ndodhet vendi, dhe se në masën e konsideruar pasqyron gjendjen e Sektorit të Shërbimit Postar në Republikën e Kosovës."