Njoftim për opinionin lidhur me Raportin Zyrtar të Auditimit nga ZAP për pasqyrat financiare te ARKEP

Të nderuar lexues, 

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare 'ARKEP ' si pasardhës ligjor i ish Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit 'ART ', në mbështetje të detyrimeve ligjore, parimeve dhe objektivave bazë të rregullimit si të parapara me Ligjin Nr. 04/L - 109 për Komunikime Elektronike dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit për llogaridhënie publike respektivisht informimit dhe avancimit të besimit të ndërsjellë me të gjitha palët e interesit, për vëmendjen e opinionit të gjërë e publikon këtë komunikatë të radhës.  

Raporti final dhe zyrtar i auditimit i publikuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) me Nr. Dokumenti 24.30.1-2012-08 për Pasqyrat Financiare të Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2012 (i njohur ndryshe si Auditimi i Rregullësisë), raport ky i cili vendos theksin e veçantë mbi mënyren e përdorimit të parasë publike respektivisht menaxhimin e financave nga ana e organizatave buxhetore, rezulton me dhënien e Opinionit të Pakualifikuar SNISA 400 që sipas standardeve ndërkombëtare të auditimit të sektorit publik dhe praktikave të mira evropiane, është opinioni më i lartë dhe pozitiv që mund të jepet nga dhe sipas standardeve të auditimit të zbatuara nga ZAP.

Për lexuesin e këtij njoftimi sqarojmë se një opinion i pakualifikuar jepet atëherë kur ZAP është i kënaqur në të gjitha aspektet materiale të auditimit të rregullësisë dhe atë kur ZAP e ndan gjykimin dhe besimin e drejtë mbi menaxhimin e shëndosh financiar nga ana e organizatës buxhetore, realizimin e shpenzimeve të fondeve publike duke siguruar interesin e taksapaguesve dhe palëve tjera të interesit si dhe pasqyrat financiare janë në pajtim me kërkesat statusore dhe rregulloret relevante.

Ky kualifikim nga autoriteti më i lartë shtetëror dhe kompetent për mbikëqyrje dhe kontroll përmes auditimeve të rregullësisë dhe ato të performancës, e rendit autoritetin tonë në mesin e institucioneve publike me standarde të avancuara të administrimit të proceseve, ushtrimit dhe zbatimit të përgjegjësive ligjore dhe detyrave zyrtare, provon vendosjen e standardeve të avancuara të llogaridhënies publike si dhe procedurave të kontrolleve të brendshme që mundësojnë dokumentim transparent dhe të qartë të të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve të administruara nga ana e zyrtareve përgjegjës respektivisht njësive përgjegjëse pranë Autoritetit.  

Duke pranuar kualifikimin më të lartë dhe njëkohësishtë të dytin me radhë nga ZAP, menaxhmenti ekzekutiv i ARKEP përmbush edhe një nga objektivat e përcaktuara nga autoriteti ligjor, Bordi Drejtues i ARKEP.