Në mbështetje të Ligjit Nr. 04/L-109 për Komunikime Elektronike, neni 10 dhe neni 27, paragrafi 1) dhe 3); dhe Ligjit Nr. 04/L-014 për Kontabilitetin, Raportim Financiar dhe Auditim, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) komunikon për vëmendje të subjekteve të licencuara (autorizuara) nga ARKEP interpretimin e si mëposhtëm;
1) Çdo ndërmarrje individuale apo person juridik i licencuar/autorizuar nga ARKEP dhe i përfshirë në një veprimtari të komunikimeve elektronike, që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime publike të komunikimeve elektronike (ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit) janë të obliguar që për vëmendje të ARKEP-it të dorëzojnë raportin vjetor të pasqyrave financiare për vitin e përfunduar dhe të bëjnë pagesën për mbikëqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, jo më vonë se deri me 30 Prill të çdo viti.
2) Të gjithë ndërmarrësit, të cilët i plotësojnë dy nga tre kriteret e paraqitura si në vijim për periudhën raportuese janë të obliguar që brenda afateve të përcaktuara me ligj të dorëzojnë pasqyrat financiare të audituara nga auditori (revizori) i pavarur;
- qarkullim vjetor (neto); më i madh se katër milion (4,000,000) Euro;
- asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes: më të mëdha se dy milion euro (2,000,000) Euro;
- numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar; më i madh se 50.
3) Të gjithë ndërmarrësit, të cilat i plotësojnë dy nga tre kriteret e paraqitura si në vijim për periudhën raportuese, janë të obliguar t'i dorëzojnë pasqyrat financiare të përgatitura dhe nënshkruara nga ana e kontabilistit të certifikuar;
- qarkullim vjetor (neto); më i madh se pesëdhjetë mijë (50,000) mirëpo më i vogël se katër milion (4,000,000) Euro;
- asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes; më të mëdha se njëzet e pesë mijë (25,000) dhe me pak se dy milion (2,000,000) Euro;
- numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar; nga 10 mirëpo më i vogël se 50.
4) Të gjithë ndërmarrësit, të cilat i plotësojnë dy nga tre kriteret e paraqitura si në vijim për periudhën raportuese, mund t'i dorëzojnë kopjet e pasqyrave/deklaratave tatimore të cilat iu janë deklaruar ATK-së (të protokolluara nga ATK/Banka komerciale).
-qarkullim vjetor (neto); më pak se pesëdhjetë mijë euro (50,000);
- asetet (pasuritë) bruto në bilancin e gjendjes; më pak se njëzet e pesëmijë euro (25,000);
- numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar; më i vogël se 10.
Prandaj, me qëllim të ofrimit të sqarimeve dhe implementimit të rregullt të dispozitave ligjore të referuara në pjesën hyrëse të këtij njoftimi dhe obligimeve të dala për gjithë operatorët dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese nga kushtet e licencave/autorizimeve dhe akteve rregullatore të aplikueshme, komunikohet si më poshtë;
'Obligohen gjithë ndërmarrësit që ti dorëzojnë pranë ARKEP-it raportet financiare sipas formateve të përcaktuara me pikat 2, 3 dhe 4 të këtij dokumenti për vitin 2012 më së voni deri më datën; 31 Mars 2013'.
ARKEP mirëpret bashkëpunimin me të gjithë ndërmarrësit që ofrojnë rrjete dhe shërbime të komunikimeve (operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit) dhe si edhe deri më tani është e gatshme që në çdo kohe të ofroj këshilla/informata në lidhje me detyrimet e dala nga raportimet vjetore financiare dhe njëherit i falënderon për bashkëpunimin dhe përmbushjen e obligimeve ligjore.