Komunikata për Publikun

Të nderuar lexues, 

Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP) si pasardhës ligjor i ish Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), në mbështetje parimeve dhe objektivave bazë të rregullimit, parime dhe objektiva këto të parapara me Ligjin për Komunikime Elektronike dhe në referim të vizionit dhe misionit të autoritetit ligjor dhe menaxhues, Bordit Drejtues për të siguruar transparencë dhe siguri ligjore në tregjet që rregullon dhe i mbikëqyr Autoriteti, me qëllim të informimit dhe ndërtimin e avancimit të besimit të ndërsjellë me gjitha palët e interesit pa përjashtim, për vëmendjen e publikut ju sjell këtë komunikate;

Në qendër të mandatit dhe objektivave të Autoritetit, është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm dhe avancimit të konkurrencës së shërbimeve përmes liberalizimit të shërbimeve në sektorin e komunikimeve elektronike dhe postare; zbatimin e politikave dhe strategjive të sektorit që janë në interes të vendit dhe shoqërisë, gjitha këto të përafruara dhe harmonizuara me legjislacionin e aplikueshëm të shteteve të Bashkimit Evropian.

Në referim të obligimeve për informim të publikut dhe sigurimit të transparencës dhe krijimit të sigurisë ligjore, Departamenti Ligjor i Autoritetit sipas autorizimeve të dhëna nga Bordi Drejtues njofton publikun se, autoritetet kompetente të gjyqësorit (Ref. Gjykata Supreme e Kosovës) ka nxjerr dy Aktgjykime përmes së cilave janë refuzuar si të pa-bazuara paditë e ushtruara nga palët paditëse (kompanitë dhe përfaqësuesit e konsorciuemeve) që kanë qenë palë në procesin e shpalljes së fituesit në tenderin për telefoninë e dytë mobile të organizuar përgjatë vitit 2007, sipas dispozitave të ish Ligjit për Telekomunikacionin, nga Autoriteti në bashkëpunim me autoritetet kompetente të Qeverisë së Kosovës dhe atëkohë autoritetet kompetente ndërkombëtare, UNMIK.

Dyja paditë e ngritura në procedurën e konfliktit administrativ, kanë atakuar ligjshmërinë e vendimit të Autoritetit për shpalljen e ofertës fituese në tenderin për telefoninë e dytë mobile dhe kanë kërkuar nga gjyqësori dëmshpërblimin e 'dëmeve ekonomike'. Gjykata Supreme e Kosovës në përputhje me nenin 40 të Ligjit për Konfliktet Administrative (LKA), pas shqyrtimeve meritore pretendimet e palëve paditëse i ka gjet dhe vlerësuar si të pa-bazuara dhe ka refuzuar paditë respektive.

Departamenti Ligjor pranë Autoritetit në zbatim të dispozitave të ligjeve të aplikueshme, si ligji për qasjen në dokumentet publike mbetet i hapur dhe i përkushtuar për të adresuar çdo kërkesë të arritur në procedurë të rregullt dhe formale.