Të nderuar/a,
Duke u mbështetur në Nenin 82, paragrafët 1) dhe 3) të Ligjit Për Komunikimet Elektronike Nr. 04/L-109 i miratuar me datë 12/10/2012, ARKEP njofton të gjitha palët e interesuara mbi fillimin e këshillimit publik për:
- Lejimin e shërbimeve mobile brezëgjera bazuar në aplikimin e teknologjive të gjeneratave të reja dhe
- Ndryshimin dhe plotësimin e Licencave të operatorëve të rrjetave mobile telekomunikuese
Dokumentet në fjalë mund t'i gjeni te bashkëngjitura ose në faqen zyrtare të ART: www.art-ks.org/konsultimet.
Përgjigjet, komentet dhe sugjerimet e palëve të interesuara duhet të paraqiten me shkrim në/përmes postës elektronike në e-mail adresat; consult@art-ks.org dhe/ose në info@art-ks.org
Periudha e këshillimit publik fillon me; 4 Janar, 2013 dhe përfundon me 3 Shkurt, 2013
Për çdo sqarim shtesë, ju lutem na kontaktoni!