Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), me qëllim të informimit të operatorëve dhe ofruesve të licencuar dhe atyre potencial të shërbimeve postare, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton që më datë 13 nëntor 2012 ka publikuar raportin "Pasqyra e Tregut të Shërbimeve Postare" për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 (periudhën TM1 dhe TM2, 2012).
Dokumenti në fjalë është i pari i këtij lloji dhe është përgatitur në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve postare dhe korrier, të cilët janë të licencuar dhe ofrojnë shërbime postare në vend.
Konfrom procedurave të parapara me pikën 2.7 (këshillimi jo-formal) të Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit Publik, ftohen të gjithë të interesuarit të japin komente, sugjerime, dhe vërejtjet e tyre brenda afatit të paraparë ligjor, deri në shqyrtimin e dokumentit në mbledhjen e radhës të BoD të ART.