Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), me qëllim të informimit të operatorëve dhe ofruesve të liçensuar dhe atyre potencial të shërbimeve të telekomunikacionit, palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, njofton që më datë 18 shtator 2012 ka publikuar raportin "Pasqyrë e Tregut të Telekomunikacionit" për gjashtëmujorin e parë të vitit 2012 (periudhat TM1 dhe TM2 - 2012).
Dokumenti në fjalë është përgatitur në bazë të të dhënave të dorëzuara nga operatorët dhe ofruesit e shërbimeve telekomunikuese, të cilët janë liçensuar nga ART dhe ofrojnë shërbime të telefonisë fikse, mobile, internetit, linjave me qira dhe shërbime me vlerë të shtuar (VAS).
Një përmbledhje më të shkurtër rreth indikatorëve kryesorë telekomunikues mund ta lexoni në këtë fletushkë."