Bordi i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në mbledhjen e XXXIII me radhë të mbajtur me datë; 14 Mars, 2012, sipas procedurave të përcaktuara me Rregulloren e Brendshme të ART-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të përgatitur nga Departamenti i Telekomunikacionit (DT) me asistencën profesionale nga misioni i TAIEX, mori Vendim (Vendimi Nr.193; Ref. ART Nr.Prot.029/B/12) për miratimin e dokumentit " Rregullore për të Drejtën e Shtegut dhe Shfrytëzimin e Përbashkët të Infrastrukturës".
Përpara paraqitjes për miratim pranë Bordit drejtues të ART-së, draft rregullorja sipas Vendimit Nr.147 (Ref. ART Nr.Prot.063/B/11) ka kaluar në procedurat adekuate të këshillimit publik me të gjitha palët e interesit si dhe janë organizuar edhe dëgjime publike me operatorët, institucionet komunale dhe institucionet tjera, duke respektuar në këtë mënyrë të gjitha afatet dhe procedurat ligjore;
Qëllimi i kësaj Rregullore është inkurajimi i shfrytëzimit efikas të infrastrukturës së komunikimeve elektronike/telekomunikuese dhe infrastrukturës tjetër të përshtatshme për shtrirjen dhe/ose akomodimin e rrjeteve publike të komunikimeve elektronike me qëllim të zvogëlimit të kostos për shtrirje të rrjetave publike të komunikimeve elektronike.
ART dëshiron t'i falënderon të gjitha palët për kontributin e çmuar të tyre në këtë proces.