Takim pune në mes zyrtarëve të ART-së dhe AKEP-it

Delegacioni i Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit (ART) në krye me z.Ekrem Hoxha, Kryetar i Bordit të ART-së, z. Ilir Imeri, Shef i Departamentit te Telekomunikacionit dhe z. Visar Halimi, Shef i Departamentit per Menaxhimin e Frekuencave më datë; 16/03/2012, në ambientet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)  në Tiranë, kanë mbajtur një takim pune me udhëheqës të lartë të AKEP-it të kryesuar me z. Piro Xhixho, Kryetar i Këshillit Drejtues.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe marrja e përvojave nga AKEP në fushat;

  • - Harmonizimi i legjislacionit sekondar pas miratimit të ligjit të ri për Komunikime Elektronike, e në veçanti përgatitja dhe implementimi i rregullores për autorizimet e përgjithshme,
  • - koordinimi me ICAO mbi përcaktimin e frekuencave për shërbimet Aeronautike ne brezin frekuencor; 108 - 138 MHz,
  • - Implementimi i rregullores për shërbimet Radio Amatore (Licencimet, testimi, komisionet vlerësimit, etj.),
  • - Çështja e rregullimit dhe menaxhimit të domain-it,

Ky takim është organizuar në kohën kur ART ka paraparë një numër të konsiderueshëm aktivitetesh me fokus kryesor në krijimin e qartësisë maksimale të mjedisit rregullator dhe krijimit te mundësive dhe lehtësimeve për operatoret/ofruesit e shërbimeve telekomunikuese duke inkurajuar investimet dhe inovacionet në tregun e telekomunikimeve.