Njoftim për Dëgjimet Publike të organizuara nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) në përputhje me obligimet ligjore që ka me Ligjin e Telekomunikacionit Nr.2002/7, të ndryshuar me Ligjin Nr.03/L-085 si dhe Dokumentin e Politikave të sektorit të telekomunikacionit, ka hartuar dokumentin "Rregullore për të drejtën në shteg dhe shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës", qëllimi i së cilës është inkurajimi i shfrytëzimit efikas të infrastrukturës telekomunikuese dhe infrastrukturave tjera të përshtatshme për shtrirjen dhe/ose akomodimin e rrjeteve publike telekomunikuese me qëllim të zvogëlimit të kostos për shtrirjen e tyre dhe rritjen e përfitimeve për përdoruesit fundor.

Draft Rregullorja për të drejtën në shteg dhe shfrytëzimin e përbashkët të infrastrukturës është publikuar në ueb faqen e ART-së (http://www.art-ks.org/?cid=1,179) dhe ka kaluar në këshillim publik me datat; 21 Nëntor 2011 deri me 20 Dhjetor 2011.

Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj rregulloreje , si dhe me qëllim të krijimit të një dokumenti sa më përmbajtjesor dhe të implementueshëm, ART ka organizuar dëgjim publik me të gjitha palët e interesit.

Me këtë rast është bërë prezantimi i dokumentit nga ana e ART-së si dhe gjithashtu janë diskutuar dhe marrë parasysh shqetësimet e operatorëve të shërbimeve telekomunikuese lidhur me shtrirjen e rrjetit në hapësira të ndryshme komunale, por edhe mundësia e harmonizimit të procedurave në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me qëllim të rritjes së transparencës dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme për të gjithë operatorët.

Takimet me palët e interesit janë zhvilluar në datat si në vijim;

  • - Më datë; 07 Mars 2012, me fillim në ora 10:00 takim me operatorët, të cilët ofrojnë shërbime telekomunikuese në vend;
  • - Me datë; 08 Mars 2012, me fillim në ora 10;00 takim me përfaqësuesit e kuvendeve komunale, respektivisht drejtorive të urbanizmit
  • - Me datë; 09 Mars 2012, me fillim në ora 14;00 takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike jo-telekomunikuese si; Hekurudhat e Kosovës, KOSTT, dhe Agjensioni i Pyjeve të Kosovës

Kontribut të çmuar në këtë dokument kanë dhënë edhe ekspertet e angazhuar nga asistenca e Bashkimit Evropian/TAIEX, të cilët kanë sjellë përvojat e vendit të tyre por edhe praktikat tjera në kuadër të BE-së.

ART i falënderon të pjesëmarrësit për kontributin e tyre në finalizimin e dokumentit në fjalë.