Njoftim mbi Miratimin e çmimores së PTK sh.a për linjat me qira

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) në përputhje me aktet ligjore në fuqi, me qëllim të jetësimit të mandatit të ART-së si autoriteti i vetëm përgjegjës për rregullimin dhe monitorim e tregut të telekomunikacionit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe rëndësinë e rritjes së konkurrencës dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të tregut të telekomunikacionit, pas shqyrtimit të kërkesës  së operatorit PTK sh.a. të datës 21/12/2011 për 'Aprovimin e çmimorës së re të qiradhënies së fijeve optike me linja të huazuara', ka dhënë pëlqimin mbi çmimet e reja të qiradhënies së fijeve optike me kapacitet mbi 155 Mbps duke e konsideruari një produkt të ri në treg (pra një alternativë të produkteve të mëhershme dhe jo si një zëvendësim të tyre).

ART rezervon të drejtën që të kërkoj informacione shtesë në çdo kohë dhe të marr vendim për ndryshimet e nevojshme, të cilat konsiderohet se janë të domosdoshme për mbrojtje dhe avancim të konkurrencës.