Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit, në mbledhjen e XXXI të Bordit pas shqyrtimit të komenteve të pranuara gjatë fazës së parë të këshillimit publik me anëtarët e grupit punues të Nyjës Shkëmbyese të Internetit (KOSIX) të administruar përgjatë periudhës 07 Dhjetor 2011 deri me 17 Dhjetor, 2011, vendosi konform pikës 3.1 te, Udhëzuesit për Procedurat e Këshillimit me Publikun që të paraqes draftin e ri të tarifave të anëtarësimit dhe shërbimeve të KOSIX-it duke zgjatur periudhën e notifikimit për dëgjimin publik drejtuar për vëmendje të anëtarëve të grupit punues të KOSIX dhe palëve tjera të interesit, dhe atë nga data 8 Shkurt deri me 21 Shkurt, 2012.
ART njofton dhe fton të gjithë te interesuarit, qe brenda kësaj periudhe kohore, të shprehin me shkrim komentet, sugjerimet apo vërejtjet e tyre ne rast se te ndryshme nga komentet e pranuara gjate fazës se pare te këshillimit publik. Tabele e tarifave është e publikuar në ueb faqen e ART-se www.art-ks.org si dhe për informacione shtese mund të kontaktohet zyrtari përgjegjës për KOSIX në adresën e e-mail: liridon.hoti@art-ks.org ose info@art-ks.org
Bordi i ART, gjatë mbledhjes së XXXI në trajtim të çështjeve të ndërlidhura me operimin e KOSIX-it, vendosi që ta aprovoj kontratën për anëtarësim në KOSIX dhe udhëzoi zyrtarin përgjegjës për KOSIX që të notifikoj ofruesit e shërbimeve të internetit të obliguar për anëtarësim në KOSIX që të nënshkruhen kontratat e anëtarësimit para datës; 29/02/2012 si dhe njoftojnë anëtarët e KOSIX se tarifat konform vendimit pasues të Bordit të ART-së do fillojnë së aplikuari me fillim nga 01/03/2012 në përputhje me dispozitat e Rregullores për operimin e nyjës shkëmbyese të internetit dhe kushtet e kontratës tashmë të aprovuar nga Bordi i ART-së.