Nenshkruhet Marreveshja e Mirekuptimit ndermjet Autoritetit Rregullator te Telekomunikacionit dhe Agjencise Kroate per Komunikime Elektronike dhe Postare te Republikes se Kroacise

Në datat 26 dhe 27 Shtator 2011 është mbajtur forumi i radhës të Projektit të Monitorimit për komunikimet elektronike dhe shoqërisë e informacionit për vendet kandidate dhe potencial-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Projekti është një iniciativë trevjeçare që financohet nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga kompania Cullen International. Pjesëmarrjes në punimet e këtij forumi ishte edhe delegacioni nga Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit.

Vendet që monitorohen nga përmes këtij projekti janë; Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Islanda, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Turqia, vende këto të cilat janë në faza të ndryshme në rrugën e tyre drejt BE-së dhe iu është dhënë perspektiva për t'u bërë anëtarë të të kësaj organizate sapo të përmbushin kushtet e nevojshme. Objektivi kryesor i projektit është që të ndihmojë Komisionin Evropian dhe autoritetet në vendet kandidate dhe potencial-kandidate te BE-së në monitorimin e progresit të bërë nga secili prej tyre drejt përputhjes me rregullat e BE-së për komunikimet elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit, si dhe të konvergjencës me tregun e brendshëm të BE. Për këtë qëllim, projekti do të hartojë katër studime të përkohshme dhe do të raportojë çdo nëntë muaj në periudhën 2011-2013.

Gjate ditës së dytë të pjesëmarrjes ne punimet e këtij forumi, me 27 Shtator, 2011 pas përgatitjeve paraprake është arritur dhe nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit (MoU) mes krerëve të dyja autoriteteve rregullatore në fushën e komunikimeve elektronike gjegjësisht në mes Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit te Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Kroate të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (HACOM) të Republikës së Kroacisë.

Marrëveshja e arritur mes dy rregullatorëve, ka si objektiv krijimin e kushteve reciproke për thellimin e marrëdhënieve miqësore mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë, gjithnjë duke ju referuar rëndësisë së komunikimeve elektronike në zhvillimin e mirëqenies shoqërore dhe ekonomike të të dyja vendeve. 

ART në komunikatën për media kumton se kjo është marrëveshja e pestë e arritur nga ART me rregullatorët nga shtetet e regjionit dhe me gjerë gjatë dy viteve të fundit gjithnjë mbi bazën e krijimit të relacioneve të qëndrueshme formale që mëtojnë arritjen dhe realizimin e planeve dhe programeve si dhe demonstrojnë gatishmërinë për të mbajtur kontakte të rregullta dhe zhvilluar bashkëpunim praktik në çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe telekomunikuese.