Miratimi i ‘Planit Kombëtar të Shpërndarjes së Spektrit Frekuencor‘

Në bazë të nenit 65 (9) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 67 të Rregullores së Kuvendit në mbledhjen plenare të mbajtur me 23 Qershor 2011, bazuar në rekomandimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri, Legjislatura IV e Kuvendit, miratoi ‘Planin Kombëtar të Shpërndarjes së Spektrit Frekuencor‘, plan ky i propozuar dhe sponsorizuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Plani kombëtar, përpilohet me qëllim që të sigurojë përdorim efektiv dhe efikas të resurseve frekuencore të vendit tonë dhe si i tillë paraqet në formë të detajizuar tabelën e shpërndarjes dhe shfrytëzimit të spektrit frekuencor në brezin 9 kHz deri 275 GHz në Republikën e Kosovës.