Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), njofton opinionin e gjerë se në përputhje me ligjin e aplikueshëm, Ligjin për Konfliktet Administrative Nr. 03/L-202/2010, ndërlidhur me vendimin e nxjerr nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, (OSHP), PSH. Nr. 577/10, 580/10 lidhur me lëndën e prokurimit, ‘Qendra Nacionale për Monitorimin e Spektrit Frekuencor’, edhe zyrtarisht ka iniciuar procedurë gjyqësore pranë Gjykatës Supreme të Kosovë dhe mbështetur në këtë procedurë gjyqësore, me datë; 18 Mars, 2011 Gjykata Supreme ka administruar dhe njoftuar palët subjekte të kontestit (ART vs OSHP) mbi sjelljen e aktvendimit A.nr. 250/2011 që vendos masën e përkohshme, që efektivisht nënkupton shtyrjen (pezullimin) e ekzekutimit të aktvendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Mbështetur në përkushtimin e vazhdueshëm të ART-së për fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurimin e transparencës në çështjet e trajtuara brenda mandatit ligjor dhe rregullator dhe me synim informimin e drejtë dhe objektiv të palëve të interesuara dhe opinionit të gjerë, në dhe ndërlidhur me lëndën subjekt tash më i kontestit dhe shqyrtimit nga Gjykata Supreme, njofton dhe siguron opinionin se ART do respektoj vendimin dhe interpretimin e gjykatës kompetente me përpikëri dhe se deri në nxjerrjen e vendimit meritor dhe konkluziv nga Gjykata, ART nuk do prononcohet lidhur me lëndën apo pretendimet e ngritura në mediumet e ndryshme ndërlidhur me këtë lëndë.