Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), pas shqyrtimit dhe vlerësimit të raportit të progresit të regjistruar nga ana e operatorëve të rrjetës (MNO) dhe operatorëve virtual (MVNO) ndërlidhur me implementimin e dispozitave të Rregullores për Regjistrimin e Përdoruesve Mobil, kërkesave formale të paraqitura nga ana e dy operatorëve të rrjetës dhe operatorit virtual për shtyrje të afatit të regjistrimit dhe me qëllim të jetësimit të objektivave të rregullores, sot me datë; 3 Mars, 2011 në mbledhjen e rregullt të Bordit ka vendosur të aprovoj shtyrjen e afatit të regjistrimit deri me 31 Mars, 2011.
Kjo shtyrje është përfundimtare dhe ART nuk do lejoj afat shtesë meqenëse si edhe paraparë me dispozitat e Nenit 9.3 përdoruesit kanë afatin shtesë prej 30 ditësh për të ruajtur SIM kartën (numrin) e tyre ndërsa operatorët janë të obliguar që me fillim nga data 1 Prill, 2011 të de-aktivizojnë gjithë SIM kartat që nuk regjistrohen deri me 31 Mars, 2011.
Për informim sa më të plotë de-aktivizimi nënkupton ndalimin e gjitha shërbimeve përjashtuar këtu mundësimin dhe lejimin e realizimit të thirrjeve të emergjencës, obligim ky i paraparë edhe me termet e licencave përkatëse të lëshuara ndaj operatorëve.
Palët e interesuara për këshilla apo informacione plotësuese mund t’i drejtohen ART-se përmes postës elektronike në e-mail zyrtar info@art-ks.org ose përmes thirrjes ne numrin 038 212 345.
Komunikatën e plotë mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtem
Komunikate per Media - Shtyerja e Afatit te Regjistrimit te Perdoruesve Mobil
Ndërsa vendimin lidhur me shtyrjen e afatit mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm :