Njoftim mbi transferimin e kompetencave për Shërbimet Postare

Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) përveç kompetencave të parapara sipas ligjit nr. 2002/7 për Telekomunikacion, i janë deleguar edhe kompetenca shtesë në fushën e Shërbimeve Postare sipas ligjit nr. 03/L-173 Për Shërbime Postare.
   Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) në zbatim të këtij ligji ka formuar Sektorin e Postës i cili është përgjegjës për rregullimin, kontrollin dhe monitorimin e tregut të shërbimeve postare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
   Kompetencat për rregullimin e tregut të shërbimeve postare deri më tani kanë qenë përgjegjësi e MTPT-së, dhe se me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 03/L-173 Për Shërbime Postare,  ky mandat i është kaluar Autoriteti Rregullator të Telekomunikacionit (ART).
   Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), Njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe Operatorët e Shërbimeve Postare se Sektori i Postës, ka filluar menjëherë ushtrimin e detyrave të punës, dhe se do të jetë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të tyre.
   Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART) është i hapur për çdo çështje dhe paqartësi që ka të bëjë me Sektorin Postar.